Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë ka dkelaruar se rritja e numrit të të prekurve keto dite me koronavirus ishte i pritshëm. Rakacolli theksoi se këto numra kanë qenë të pritshëm, pasi me lirinë e aktiviteteve janë shtuar edhe kontaktet e njerëzve me njëri-tjetrin.
Në Spitalin Infektiv në QSUT janë të shtruar gjithsej 47 pacientë, ku 7 prej tyre janë në terapi intesive. Sot që po flasim numri i të shtruarve ka shkuar në 47. Ka të sëmurë më të rëndë se sa në momentin kur u hap lëvizja. Sot që po flasim 7 veta janë në shërbim intensiv, nga të cilët 1 eshte i inutubuar, por janë të gjithë numra të pritshëm, pra nuk janë në ato numra që rrezikojnë kolapsin. Nëse ne do të vazhdojmë të mos respektojmë masat, këto gjëra mund të ndryshojnë. Ne jemi duke hetuar me kujdes rastet. Konkluzioni është se në përgjithësi nuk janë respektuar masat nga qytetaret, u shpreh ajo. Më tej znj. Rakacolli tha se në të gjithë vendin janë konfirmuar 150 persona nga personeli shëndetësor të prekur me coronavirus.
Që kemi një infeksion në QSUT e kemi, por jo vatër të madhe. QSUT ka 57 shërbime, ku ofrohet kujdesja për pacientët. Ky infeksion ka qenë problem, në mjekësinë interne dhe në hematologji. Shfaqja e infeksionit në spital është një gjë e pashmangshme, dhe ky është fenomen mbarëbotëror. Mjekët i kanë të gjitha mjetet. Janë rreth 150 veta të prekur. Nuk kemi pasur asnjë humbje jetë në stafin mjekësor. Mjekët shpenzojnë kohë në një ambient virusal dhe kjo është arsyeja pse preken”, shtoi ajo.
Me thënë të drejtën, me ato që vëmë re në jetën e përditshme, duke parë këtë lloj qasje të njerëzve që kujtojnë se virusi nuk është dhe nuk i përdorin mjetet që i përdorën në fillim, mund që të ketë shtim numrash, por nuk e besoj që të ketë tej numrave të parashikuar. Nuk e besoj. Me këto numra nuk e besoj. Situata është e kontrolluar dhe sistemi shëndetësor është në këmbë, shtoi Rakacolli.