Home Menyre Jetese Zbulohet s ëmundja nga e cila vuan Adriatik Llalla dhe pse u...

Zbulohet s ëmundja nga e cila vuan Adriatik Llalla dhe pse u largua nga Shqipëria

2527
0

Kërkimi për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla varet nga SPAK, e njëjta prokurori antik.orrupsion që kërkoi d.ënimin e tij dhe shpalljen fajtor.

Burime pranë Interpolit në Tiranë pohuan se pranë këtij institucioni nuk është depozituar ende një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, i d.ënuar me dy vite b.urgim për fshehje të pasurisë në tre raste. Ndërkohë p.olicia e Tiranës menjëherë sapo konstatoi mos gjetjen e ish zyrtarit të lartë në banesë njoftoi prokurorët e posaçëm që urdhëruan shpalljen në kërkim kombëtar, pra një kërkim që do të kryhet nga drejtoritë vendore të P.olicive.

Por gjithë ky veprim është nul dhe i panevojshëm dhe thjesht do jetë një kërkim me shkresa brenda Shqipërisë , mbasi faktet dhe kqyrja e sistemit TIMS vërteton që Llalla ka lënë Shqipërinë nëpërmjet Rinasit së pari me destinacion vendin fqinj, Italinë.


Sidoqoftë ditët në vazhdim do të jetë e qartë nëse P.olicia e Shtetit do presë afatin tre mujor të kërkimit kombëtar, apo do njoftojë SPAK që njëherazi ka akses dhe informacion për hyrje daljet dhe vërtetimin e tyre në kufi.

Nga çfarë vuan Llalla?

Megjithatë avokati këmbëngul se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga një s.ëmundje dhe se situata e tij shëndetësore është përkeqësuar, çka hap mundësinë e një dakortësie në heshtje mes palëve për të depozituar një kërkesë surprizë ku përmes kësaj epikrize nuk është çudi që mbrojtja të kërkojë zëvendësim të d.ënimit me një dënim më të butë për shkaqe shëndetësore.

Por nga çfarë vuan Adriatik Llalla? Burime të sigurta pranë njerëzve më të afërm treguan për “Gazetën Si” se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga epilepsia dhe se kjo s.ëmundje e shoqëron prej vitesh, madje edhe gjatë kohës kur ai drejtonte stafetën e organit qendror të akuzës, apo edhe më herët ILDKPKI-në, nga prej rrugëtoi në krye të organit qendror të a.kuzës.

Por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar vitin e fundit, dhe nuk është çudi që kjo mund të jetë një nga arsyet se përse ish zyrtari I lartë po i shmanget b.urgimit. Nuk përjashtohet mundësia që ish zyrtari më i lartë i d.ënuar që i përket a.kuzës të kërkojë azil politik, por të gjitha këto versione mbeten aludime që do të kuptohen orë mbas ore.