Home News Zbulohet e vërteta e madhe… Kjo është arsyeja pse Italia ishte më...

Zbulohet e vërteta e madhe… Kjo është arsyeja pse Italia ishte më e prekura nga koronavirusi krahasuar me shtetet e tjera

640
0

Eshte vertetuar se disa shtete kishin nje virus ndryshe nga shtetet e tjera dhe e famshmja New York Times ka realizuar një studim në bashkëpunim me shumë ekspertë të sëmundjeve infektive, epidemiologë dhe virologë nga zona të ndryshme të planetit për të gjetur një shpjegim për këtë diversitet në përhapjen e koronavirusit.

Përgjigja është se përhapja e epidemisë varej nga faktorët e listuar më lart (ambienti, zakonet kulturore dhe demografia), por edhe nga një gje tjetër plotësisht i paparashikueshëm: Rasti.

Për shembull, prania e një super shpërndarësi (një person që infekton shumë më shumë individë se mesatarja) në vendet apo eventet publike dhe mund të ketë shkaktuar një zinxhir infeksionesh gjigand, krahasuar me një tjetër vend me karakteristika gati identike, ku në vend të kësaj, mungesa e nje super shpërndarësi ka lejuar një rritje më të ulët të infeksioneve. Kjo është ajo që mund të ketë ndodhur në Itali, kur përhapja e koronavirusit ështe akoma plotësisht e panjohur.

Një studim i botuar ditën e djeshme thotë se koronavirusi ka qarkulluar në Milano disa javë para se të fillonte epidemia në Itali në 21 shkurt 2020.

Studimi u krye mbi dhuruesit e gjakut nga spitali Policlinico di Milano dhe eshte botuar në medRxiv. Sipas rezultateve, në fillim të epidemisë 4.6% e donatorëve të gjakut kishin antitrupa ndaj koronavirusit, një përqindje që u rrit në 7.1% në fillim të prillit.

Distancimi social i vendosur për të përmirësuar përhapjen e virusit nuk duhej të rriste numrin e personave që kishin fituar antitrupa ndaj koronavirusit, por në të kundërt përqindja është rritur.

Studiuesit përzgjodhën një mostër të rastit prej rreth 800 dhuruesve të shëndetshëm të gjakut, të cilët rregullisht marrin pjesë në Policlinico di Milano, ku Qendra kryesore e Transfuzionit është aktive me më shumë se 40 mijë dhurues çdo vit nga Milano dhe krahina e Lombardisë.