Home News Zbulohen 3 zonat e “Tiranes” ku koro.navi.rusi eshte perhapur me shume

Zbulohen 3 zonat e “Tiranes” ku koro.navi.rusi eshte perhapur me shume

516
0

Tirana është vatra kryesore e infeksionit të koron.avirusit. Më shumë se gjysma e të prekurve në vend jetojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Por, hetimi i rasteve nis nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor.
Nente grupe specialistësh po hetojnë çdo ditë raste të reja si dhe bëjnë gjurmimin e të gjithe kontakteve të tyre. Hetimi për përhpajen e koron.avirusit nuk ka orar. Informacionet për raste të dyshuara me koron.avirus kanë ardhur nga zona pranë “Pallatit me shigjeta”.

Grupi i ekspertëve niset dhe ne bashkë me ta. Para hyrjes për në banesën ku jetojnë personat e dyshuar, mjekët shtojnë numrin e maskave dhe dorezave sipas protokollit të masave mbrojtëse. Tamponi merret në pak minuta. Personat e dyshuar këshillohen të qëndrojnë të izoluar në banesë deri në daljen e rezultatit. Në rast se testi del pozitiv, hetohet e gjithë familja dhe personat e kontaktit kohet e fundit.

Tamponët dërgohen në laboratorin e virologjisë ku, pas pas 8 orësh, dalin rezultatet. Ndërsa epidemiologët nisen në vatra të tjera, për të hetuar rastet e reja. Ndërkohë, në Tiranë, numrin më të madh të të infektuarve e kryeson zona e Astirit, Freskut dhe ajo pranë Bulevardit te ri.