Home Menyre Jetese Xheni dhe partnerja e saj duan të bëhen me fëmijë, ja kush...

Xheni dhe partnerja e saj duan të bëhen me fëmijë, ja kush do jetë dhuruesi

598
0

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Ditë e Re në RTV Ora ishte aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ne intervisten e dhene ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e saj me partneren, Livian dhe ka shprehur dëshirën që të bëhen me fëmijë. Ajo tha nder te tjera se ka shume donatore qe jane ofruar per te nje femije dhe Kristi Pinderi është një nga personat që mund të jetë kandidat.

Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Faktikisht kemi deshire ta bejë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial. Kemi shumë miq të afërt që mund të jenë donatorë. Kjo gjë ëshë në planet tona të afërta, jemi duke e diskutuar. Tani kemi dhe një çift shoqesh që janë duke e provuar insiminimin dhe të shohim si do shkojë me to.

Arjon Muçaj: Nga ana ligjore një nënë beqare se ju rezultoni single, a mund të kryejë inseminim artificial?

Xheni Karaj: Po, mund të bëjë. E mira do jetë që në të ardhmen që dhe ky legjislacion të përmirësohet të lejojë që çiftet e komunitetit të kenë mundësi ta kenë fëmijën si çift jo si nënë single. Kur të bëjmë një fëmijë nuk do rezultojë e të dyjave, do rezultojë si fëmija e nënës që do e lindë.