Home News Vjen lajmi i mire që mezi e prisnin nga Bashkimi Evropian/ Do...

Vjen lajmi i mire që mezi e prisnin nga Bashkimi Evropian/ Do të kemi sezon turistik : Ja data kur do te hapen perfundimisht kufijte

501
0

Komisioneri i Ekonomisë së Bashkimit Evropian, Paolo Gentiloni ditën e djeshme ka propozuar hapjen e kufijve gradualisht në mënyrë që të ringrihet sektori turistik e cili është goditur rëndë nga pandemia e koronaviruist.

Gentiloni ka thënë se do të kemi një sezon turistik edhe pse do të jetë në masa dhe kufizime të rrepta, ka raportuar BBC.

Mesazhi ynë është që ne do të kemi një sezon turistik këtë verë, edhe nëse është me masa të sigurisë dhe kufizime të larta, tha Gentiloni. Kufijtë prej disa muajsh kanë qëndruar të mbyllura për shkak të pandemisë. Por disa vende kanë marrë vendimin që të rihapin ato.

Kujtojmë që Kroacia ka hapur kufirin, gjithashtu Austria dhe Gjermania pranuan të heqin kufizimet.Ndërkohë kancelari Sebastian Kurz tha se nga e premtja do të ketë kontrolle në vendkalimet kufitare dhe më më 15 qershor lëvizja e lirë duhet të rifillojë.