Lejet e qendrimit te rinovuara te emigranteve qe punojne dhe jetojne ne Greqi gjate kesaj periudhe pandemie do te dergohen me poste ne shtepite e deklaruara nga vete ata.
Ministria Greke e Emigracionit e ka publikuar kete vendim ne gazeten zyrtare te qeverise.
Vendimi shmang paraqitjen e emigranteve apo te avokateve te tyre ne Qendrat e te Huajve te cilat jane te mbyllura tani.
Sipas vendimit te publikuar ne Fletoren Zyrtare lejet e qendrimit qe skaduan nga 11 shkurti deri ne 11 mars dhe ato qe skadojne nga 12 marsi deri me 12 maj rinovohen automatikisht deri me 12 tetor.Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit zgjati nje jave me pare me 4 muaj edhe vlefshmerine e lejeve te qendrimit dhe kartat e aplikanteve per mbrojtje nderkombetare.
Vendimi u vjen ne ndihme disa mijera qytetareve shqiptare qe kane marre dhe aplikuar per azil ne Greqi. Gjithashtu dhe per dokumentet e tyre kishin skaduar apo skadojnë gjatë kësaj periudhe.