Home News Vjem lajmi i mirë nga Infektivi/ Ja sa paciente u sheruan sot...

Vjem lajmi i mirë nga Infektivi/ Ja sa paciente u sheruan sot nga koronavirusi, ulet ndjeshem numri i të shtruarve në spital, ja gjendja e tyre

393
0

Pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve me koronavirus, një lajm shume i mirë vjen nga Spitali Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me virusin e 33 qytetarë. Aktualisht në spital ndodhen të shtruar 48 pacientë, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga koronavirusi. Janë shëruar 33 qytetarë. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare thekson MSH.