Home News Virusi nuk Ekziston/ Plasin protestat dhe në Itali, në krye ish-gjenerali i...

Virusi nuk Ekziston/ Plasin protestat dhe në Itali, në krye ish-gjenerali i Karabiniereve

866
0

Protestuesit kanë pushtuar rrugët në Itali kundër bllokimit të rreptë të qeverisë ndaj koronavirusit, duke pretenduar se virusi nuk ekziston por eshte nje shpikje pre te demtuar ekonomine. Protestuesit kërkojnë që Qeveria e Kryeministrit Giuseppe Conte të zëvendësohet nga një qeveri kombëtare dhe gjithashtu kerkuan kthimin e liretes ne Itali.

Bizneset italiane vetëm kohët e fundit u është lejuar të rihapen pas më shumë se dy muaj bllokimi në mbarë vendin që synonte të frenonte përhapjen e virusit. Megjithatë qindra qytetarë dolën në rrugët e Romës dhe Milanos duke kerkuar qe ti jepet fund menjehere masave kufizuese.

Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodh në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancimit social, dhe askush nuk mbante maska ne fytyre. Gjatë protestës nuk munguan incidentet ku protestuesit u konfliktuan fizikisht disa herë me policinë.

Atyre ju bashkuan edhe grupet e ekstremit të djathtë ‘March on Rome’ në kryeqytetin e vendit, si dhe neo-fashistët e Casapound. Protesta e djeshme ështe e fundit e një serie protestash nëpër botë, kundër punës së qeverive që nga momenti i prezantimit të masave të izolimit.