Një ska ndal i bashkisë së Tiranës ka tro.nditur Kasharin e Mëzezin, pasi një pronë e banorëve i është dhënë një privati që nuk është dosido por një person i rëndësishëm i lidhur me politikën, i cili e ka marrë me konçension për 90 vjet dhe ka ngritur një kompleks që padyshim është fabrikë pastrimi parash.
Emri: Bes Kallaku, afilacioni, mik i Presidentit Ilir Meta, profesioni: aktor dhe personazh i show bis, aktiviteti: biznesmen në disa restorante, miniera dhe aktivitete tregtare nga Kruja në Tiranë e deri në Bulqizë, shkruan Pamfleti.
Bëhet fjalë për fushën e Mezezit, Ku te gjithe kane laujtur top dhe e njohin shume mire. Ka rreth një vit që bashkia Tiranës i ka dhënë një konçension Bes Kallakut, i cili ka ndërtuar në kohë rekord një superkompleks afarist çka ka irrituar se shumti banorët e zonës.
Qytetarët kanë protestuar mbi 3 herë, ndërkohë 3 kryepleqtë e zonës i kanë kërkuar bashkisë që të anulojë vendimin. Besnik Fuçia, ish-kryetar i komunës dhe drejtues i opozitës në njësinë Bshkiake Kashar ka mobilizuar PD-në në një protestë të gjatë ku ka kundërshtuar dhënien e konçensionit.
Protestë që ka qenë në fakt një përplaje brenda opozitës PD-LSI, por ende nuk ka folur Basha, i cili ka një marrëdhëne të fortë me presidentin Meta, por nga ana tjetër PD merr shumë vota në zonën e Kasharit. Si do të veprojë kreu i opozitës me këtë rast, ku as këshilltarët e PD-së nuk kanë ngritur zërin deri tani.