Home News Vendimi i ri hyn ne fuqi nga neser: Ja sa rriten pensionet

Vendimi i ri hyn ne fuqi nga neser: Ja sa rriten pensionet

531
0

Hyn ne fuqi vendimi i cili rrit pensionet ne masen 2.3% dhe ky eshte nje lajm i mire per pensionistet. Por ne shpresojme qe rritja te jete edhe me e madhe.

Rritjen 2.3 perqind e perfitojne te gjithe pensionistet qe marrin pension ivaliditeti, familjar, te parakohshem dhe ata qe kane punuar ne pune te veshtira, industri e rende.

Nga zbatimi i ketij ligji do te perfitojne mbi 669.500 pensioniste.
Pagesat me shtesat e rritura do te nisin te perfitohen menjehere qe ne muajin prill te ketij viti. Meposhte jane dhe detajet per efektet financiare ne buxhetin e shtetit.

Efekti financiar per 543.500 individe qe marrin pension qyteti eshte 1.73 miliarde leke.
Shuma qe shtohet nga buxheti per 121.200 pensioniste ne fshat eshte 214.3 milion leke.
Shtohen ne buxhet dhe 3.2 milion leke per 6200 pensione sociale.