Home News Vendi ndodhet ne kulmin e pandemisë, por 50 mijë persona u dynden...

Vendi ndodhet ne kulmin e pandemisë, por 50 mijë persona u dynden ne plazh dhe e mbushen plot

399
0

Amerika eshte nje nga vendet me te prekura ne bote kur flitet per koron.avirusin.Por amerikanet nuk i tremben ketij virusi dhe i kane mbushur plot plazhet e Kalifornise. Mbi 50.000 persona kane shkuar ne plazh kete te premte pasi temperaturat kane shkuar ne 32 gradë celsius, raporton CBS Los Angeles.

Rojet e shpëtimit dhe ato të zbatimit të ligjit kanë qenë të pranishëm në plazh për të siguruar që njerëzit janë duke mbajtur distancën midis tyre. Sipas tyre shumica e njerëzve kanë ruajtur distancën dhe janë shperndare përgjatë rërës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga pandemia. Megjithatë kjo situatë e veshtire nuk i ka gjetur të gjithë në një mendie.

Debati mes Presidencës në Uashington dhe qeverive të shteteve mbi hapjen e ekonomisë është shtrirë edhe mes popullsisë ku të shumtë kanë qenë ata që kanë kundërshtuar masat izoluese për frenimin e përhapjes së pandemisë.