Home Menyre Jetese Veliaj e konsideron të zgjidhur “5 Majin”, nënë Liza dhe banorët e...

Veliaj e konsideron të zgjidhur “5 Majin”, nënë Liza dhe banorët e nxjerrin blof: Mos mashtro, na …..

103
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka kufi kur behet fjalë për përdorimin politik të qytetarëve në territorin që administron. Pasi u shembi shtëpitë banorëve të “5 Majit” thotë se “ju bë zemra mal” për fundin e protestave, të cilat i quan histerike.

P.olicia ndërhyri në katër të mëngjesit në “Astir” për të larguar banorët të cilëve do tu shembeshin shtëpitë. Edhe pse protestuan për disa muaj për të drejtën mbi pronën Erion Veliaj ua mohoi dhe i largoi me dhunë.

Nënë Liza a.kuzoi kreun e Inspektoratit të Territorit Tiranë, Mariglen Qato, se i kishte thënë se nuk do të lejohej të merrte asgjë.

Nënë Liza: Ju kam thënë se kam bërë ankesë. Të paktën më lini të marr rrobat e trupit dhe lekët që kam brenda, ilaqet, rrobat e v.dekjes që i kam bërë ka vite. Vetë Mariglen Qato më ka thënë se ti nuk do të marrësh asgjë. As shpi as çfarë ke aty. Ti ke për të marrë vetëm lesht.

Çuditërisht këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak shprehet i lumtur se edhe “5 Maji” u zgjidh, dhe madje flet dhe për vite jete që iu hoqën banorëve.

Erion Veliaj: Mu bë “zemra mal” që më në fund pas gjithë këtyre viteve jetë të shikoja nënë Lizën me drejtorin e IMT. Do thotë se ne shqiptarët e paskemi në dorë vetë të prodhojmë dhe histeri e të theremi e të politizohemi për budallëqe. Njeriu në rastin më të mirë jeton 100 vjet, 3 vjet janë 3 përqind e jetës. Kush ti kthen pas? Mban njeri përgjegjësi meqë po flasim për politikan të përgjegjshëm?

Nënë Liza: Rren gjithë ditën. Pa lëshuar firmën për bonus, kontratë dhe shtëpi asgjë nuk firmos. Nuk kam takuar asnjeri aq sa kam takuar nënë e babë në varr që i kam në Mirditë. Prej tyre prej javësh jam sëmurë, kam dalë nga spitali sot nga ora 3, flas me një burrë të vjetër dhe më tha ke marrë shtëpi nëna Liza. I thashë jo. Po tha po. Pas një jave e merr.

Unë as kam firmos bonus, asnjë lloj letre. Nëse ka firmosur kush të tregojë Erion Veliaj vetë. Unë dhe fëmijët e mi nuk kemi lëshuar asnjë firmë as për bonus, as për kontratë, asgjë. Por nga sot që ka gënjyer i dua shtëpinë se s’bën, Veliajt, Qatos e kryeministrit.Të më japin shtëpinë. Mos të më lënë rrugëve. Nuk dua të v.des në rrugë por në shtëpi timen. I dua shtëpinë, rrena nuk ka. Unë jam plakë, nuk rrej. U kam thënë të gjithëve kur të firmos kontratë dhe bonusin do tu tregoj. Nuk dorëzohem derisa të më merret fryma. Mos të rrejë. Nuk janë burra se me qenë burrë nuk rren. Më marrin në telefon të gjithë ke marrë shtëpinë. Ku është shtëpia? Nuk kam takuar askënd. Kam parë në rrugë policinë duke prishur shtëpitë e huaja.


Rusi i shkatërroftë të gjithë, nuk ka nevojë me rrejt, me u marrë me një plakë. I shemben dhe i lanë grumbull këtu. Turpi i botës. Zi me Enver Hoxhën, më zi me Edi Ramën, ky na doli më përdreq se të gjithë.Mashtrojnë ata se kanë para boll, unë nuk kam me çfarë marr ilaçe. Me i nxjerr brirët Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmos kontratë as bonus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here