Home Menyre Jetese Vala e të nxehtit afrikan godet Shqipërinë, meteorologia e njohur parashikon si...

Vala e të nxehtit afrikan godet Shqipërinë, meteorologia e njohur parashikon si do të jetë moti

174
0

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë që nga 20-21 qershori do të vijojë deri ditën e premte, me temperatura që shkojnë deri në 41 gradë.

Temperaturat ekstreme pritet të zgjasin deri në premten, kur priten rënie drastike të temperaturave, deri në 10 gradë celsius.

Parashikohet që dy ditët më të nxehta do të jenë sot e hëna dhe e marta, ku temperaturat do të arrijnë në 41 gradë në shumë zona kryesisht në qarkun e Elbasanit, Beratit. Edhe Gjirokastra do të shënojë temperature të larta

Madje edhe në zonat malore, Kopliku, Kukësi, Hasi do të regjistrojnë temperature nga 37 deri 39 gradë.

Pak më freskët parashikohet që të jetë juglindja ku në Korçë priten vlerat 34 gradë.

Parashikohet që temperaturat të premten dhe në fundjavë të zbresin në të paktën 10 gradë, nga 41 gradë në 31 maksimalja në rang territori.

Për sa i përket reshjeve, pritet një periudhë e gjatë deri ditën e premte ku i gjithë territori do të përfshihet nga rrebeshe shiu më të theksuara në veri dhe veri-perëndim të territorit .