Home News Vala e dytë e pandemisë parashikohet të jetë më e rrezikshme

Vala e dytë e pandemisë parashikohet të jetë më e rrezikshme

463
0

Mbare bota po perpiqet të krijojë një strategji për të dalë nga bllokimi, qytetarët besojnë se me kalimin e ditëve po mbaron edhe pandemia.

Sipas ekspertëve mjekësorë, diçka është e sigurt: Pandemia do të ketë dhe një valë të dytë.Ekspertët e sëmundjeve infektive, po përpiqen të përgatisin sistemin shëndetësor për valën e dytë të te infektuarve.

Në fakt, parashikohet të jetë akoma më e vështirë se e para. Covid-19 do të rishfaqet përgjatë muajve të dimrit, Impakti i do të jetë akoma më i rëndë.
Eksperti Simon Clarke deklaroi:
Vertetohen disa teori të frikshmë përsa i përket pandemive, siç është teoria e rikthimit të pandemisë në një valë të dytë.

Ideja e imunitetit të tufës, nuk është shume e saktë. Nuk mund të besojmë se popullsia do të krijojë imunitet dhe Covid-19 nuk do të ketë më impakt në shëndetin tonë. Vala e parë mund të jetë drejt zhdukjes, por kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën.

Dalja e njerëzve nga izolimi, do t’i bëjë më të etur për të shijuar jetën, dhe me pak respekt te rregullave të distancimit apo higjienës. Ky është faktori i parë që do të ndikojë në valën e dytë. Faktori tjetër, është ndikimi i periudhës në vetë pandeminë.

Disa mund të jenë të infektuar dhe besojnë se kanë vetëm grip, disa të tjerë mund të kenë vetëm grip dhe vrapojnë drejt spitalit nga frika e Covid-19. Të dyja këto të bashkuara, do të sjellin një kaos akoma më të madh në sistemin shëndetësor sesa ky që po përjetojmë tani ne keto muaj.