Home News ‘Va.ksina nuk është magjike’, mjeku i njohur shpjegon infektimin e Piperos pasi...

‘Va.ksina nuk është magjike’, mjeku i njohur shpjegon infektimin e Piperos pasi mori va.ksinën: S’dihet ende nëse …

129
0

Lajmi se mjeku Pëllumb Pipero është infektuar nga Covid 19, dy javë pas marrjes së dozës së parë të Pfizer, ka ngritur sot shumë pikëpyetje për procesin e v.aksinimit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha për “News24” se va.ksina nuk është magjike, duke theksuar se rasti i mjekut duhet studiuar, por shtoi që gjithsesi nuk mund të përgjithësohet nga një person.

Ai shtoi se nuk ka ende të dhëna nëse një person që ka marrë vaksinën e Pfizer përjeton simptoma më të lehta, në rast se infektohet me koronavirus.


Va.ksina nuk është magjike. Nuk mund të gjeneralizojmë nga një person, ky është një rast që duhet studiuar. Ka dhe raste që mund të jenë të pashpjegueshme. Va.ksina nuk ka një efektivitet 100%, pra është një gjë e pritshme.

Edhe po t’i bësh të dyja dozat siç duhet, efektiviteti i Pfizer nuk është 100 dhe janë regjistruar edhe infeksione kur dikush i ka marrë të dyja dozat. Nuk ka ende të dhëna nëse dikush që ka marrë një dozë të vaksinës, përjeton simptoma më të lehta të COVID tha mjeku.