Home News Vajza e saj po i bën presione Bashës e Ramës, ish gruas...

Vajza e saj po i bën presione Bashës e Ramës, ish gruas së Azem Hajdarit i ndodh e papritura. Për të po bëhet gati…

563
0

Ne nje kohe qe vajza e saj Rudina Hajdari po investohet maksimalisht per reformen zgjedhore, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Fatmira Hajdari nga gjykimi i padisë së Kuvendit për privatizimin e CEZ-së, në të cilën është palë e akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha.

Balla me anë të një letre drejtuar Gjykatës së Tiranës kërkon që Fatmira Hajdari të mos jetë pjesë e trupës së gjyqtarëve, për shkak se ajo ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Në kërkesën e Kuvendit ku Taulant Balla është përfaqësuesi i kësaj çështje theksohet se Fatmira Hajdari ka miqësi të afërt me Sali Berishën dhe Shkëlzen Berishën ndaj përbën shkak për njëanshmëri në proces.

Kuvendi me fletë-thirjen e ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për shqyrtimin e ankimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, në dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj.

Gjyqtaria Fatmira Hajdari e cila është caktuar si anëtare e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja ë të Kodit të Procedurës Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie.

Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht .

Ne kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkelzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozittuar nga Kuvendi, duke qënë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”, thuhet në kërkesën e Kuvendit.