Home Menyre Jetese Uji i kulluar i Syrit te Kalter do i transferohet Korfuzit?

Uji i kulluar i Syrit te Kalter do i transferohet Korfuzit?

88
0

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris, ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit, raporton media greke ERT NEWS.
Në propozimin e tij shkruhet:

“Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror.

Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”