Home Menyre Jetese Uji i këtij fshati në Kosovë shëron gjithçka, çdo sëmundje

Uji i këtij fshati në Kosovë shëron gjithçka, çdo sëmundje

562
0

Uji i fshatit Nasalë konsiderohet prej shumë njerëzve si ujë shërues për shumë sëmundje

Aty ku fillojnë vargmalet e Karadakut, buzë lumit Morava gjendet nje fshat i quajtur Nasalë, i cili i tëri fle mbi ujëra minerale. Kryetari i fshatit Ruzhdi Selimi, ka thënë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte sherbente për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ai ka treguar se ka shume njerez që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike etj.

Fshati Nasalë fle mbi ujërat minerale, por me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj, ka thënë ai për Tv Dukagjini. Ndërkaq, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.