Se fundmi, lajmi se aktori Agron Llakaj do të rikthehet në drejtimin e Portokallise, pas 10 vitesh ka bere xhiron e rrjetit. Megjithatë Agron Llakaj i ka mohuar këto lajme duke u shprehur se Portokallinë e ka vendosur në kornizë përjetësisht.
Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se Agron Llakaj rikthehet në Portokalli, nuk është aspak e vërtet. Mirënjohjen për Top Channel e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj rrace njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! Portokallisë i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj.
Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku, përfundoi ai.