Gjykata ka vendosur që Fatmir Murrizi të banojë në një nga dhomat e banesës sociale në Durrës. Por vendimi ka indinjuar se tepermi ish-gruan e tij, Bukurie Dervishin, e cila pretendon se ish-burri e rreh, por Murrizi pretendon se është ai i keqtrajtuari në këtë mes.
Më rreh ish-gruaja. Ajo ka një vit e gjysmë që më ka nxjerrë jashtë nga shtëpia, ku jeton me dy djemtë tonë. Ajo më ka degjeneruar në publik, e më ka lënë jashtë banesës, nuk kam asnjë mundësi të shkoj diku tjetër, eshte shprehur ai
Jam durrsak i vjetër, jam martuar me gruan e gabuar. Dua vetëm të jetoj aty dhe të rri me djemtë. Nuk i trokas dot në dere, tha ai.Nga ana tjetër Bukuria, 44 vjeçe, në korrik të këtij viti kërcënoi të hidhej nga kati i tretë, sepse nuk mund të jetojë nën të njëjtën çati me personin që e rreh. Edhe pse gjykata i ka dhënë të drejtë Murrizit të jetojë në një nga dhomat, ai e ka të pamundur te merret vesh me Bukurine. Çifti ka dy fëmijë të sëmurë me hidrocefali.