Home Menyre Jetese U a kuzua se rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin, flet nusja...

U a kuzua se rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin, flet nusja nga Librazhdi

274
0

Po.licia e Elbasanit bëri të ditur dy ditë më parë se një grua kishte dhunuar fizikisht bashkëshortin e saj, vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin në një fshat të Librazhdit.

Nusja quhej Etleva Korra dhe ka folur për herë të parë për ngjarjen që tronditi opinionin publik.

Ajo ka thënë për “Shqipëria Live”, se nuk ka ushtruar d.hunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës, po ashtu dhe ndaj bashkëshortit dhe kunatit të saj, por e gjitha ka lindur për një konflikt, pasi familja ka probleme financiare.

Etleva Korra thekson se ka dy fëmijë dhe se vjehrri i ka strehuar në një banesë të pajetueshme.

Madje ajo thekson se konflikti nisi sepse ajo donte të blinte 1 dhi dhe disa pula për të patur ushqime për fëmijët, qumësht dhe vezë për fëmijët.

Korra thekson se donte ta mbante dhinë në kasollen e vjehrrit, por kjo i është ndaluar.

Ajo shton se nuk ka ushtruar d.hunë, por ajo është d.hunuar nga familjarët e burrit, ndërkohë që shton se padia është bërë në gjaknxehtësi dhe se nuk do të ndahet prej tyre.

“Me burrin kemi pas ca gjëra të vogla kur isha në Himarë. Tani këtu, nisën se unë doja të merrja një 1 dhe ja 2 pula, ata me thonin që s’ke ku ti mbash. Doja që të kishim vezë dhe mis të freskët pule, për pak qumësht për fëmijët. Këtu nisi sherri, me thonin s’ke ku ti mbash, do bësh ti ndonjë vend ku ti mbash.

Ku doje ti mbaje, doja ti fus tek kasollat e vjehrrit, burri më tha që s’më lejohej!

Ata kanë përdorur pak d.hunë mbi mua (Qesh)! Se unë isha e vetme, vetëm fëmijët që qanin o mami, o mami. Më kapte prej rrobash çuni dhe u rrëzua dhe ai me mua… Nuk dua të shkëputem dhe nga këta. E kam shumë të vështirë! S’dua ta ndaj babin nga fëmijët e tij. Është bërë një gjaknxehtësi d.enoncimi dhe të gjitha”, thekson Etleva Korra.

Kush e ka bërë d.enoncimin?

Edhe ata për mua dhe unë për ata. (qesh)

Si ndiheni vetë pas kësaj ngjarje?

Hajt, do e kalojmë. Jam pak e lodhur!

Ti nuk do të ndahesh?
Nuk dua të shkëputem dhe nga këta. E kam shumë të vështirë!
Apeli që keni?

Kush më sheh nëse ka mundësi të më ndihmojë për shtëpinë që është e pabanueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here