Home News Turqia po kërkon punëtorë për mbledhjen e çajit,dhe me rrogat si...

Turqia po kërkon punëtorë për mbledhjen e çajit,dhe me rrogat si Gjermania.

600
0

Izolimi në shtëpi, për shkak të Koronavirusit, ka vënë në vështirësi fermerët turq të cilët po kerkojne punetore për të mbledhur të mbjellat.

Ata po ofrojnë paga afërsisht si ato të Gjermanisë për të mbledhur çajin që po u prishet në ara për shkak të mungesës së punetoreve.

Në shumë fshatra në veri të vendit pronarët e tokave nuk kanë mundësi ta vjelin vetë dhe janë në kërkim të punëtorëve, kryesisht preferohen mosha të reja. Pagesa është tepër e kënaqshme.

Nëse një person grumbullon mesatarisht 300 kg çaj shpërblehet me 4600 lira (590 euro) ndërsa nëse mbledh 400 kg paguhet 6900 lira në muaj (771 euro).

Nga ky projekt puna është e garantuar për gjashtë muaj duke përfshirë edhe sigurimet. Kjo shihet si një mundësi e mirë për ata të cilët momentalisht janë të papunë për shkak të epidemisë dhe mund të sigurojnë të ardhura në muajt në vijim.