Home News Turqia goditet nga një tërmet i fuqishem

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishem

697
0

Një tërmet i fortë është regjistruar në Turqi dje ne mbremje

EMSC raporton se lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 5.2 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ishte 7 km.

Epiqendra e tërmetit ishte në Turqinë Lindore, 38 km nga qyteti Malatya. Lëkundjet e fuqishme sizmike u u regjistruan në orën 20:06.

Deri më tani nuk është raportuar për deme materiale apo te lenduar, ndërkohë që dyshohet për dëme të shumta materiale. Detaje të reja rreth tërmetit pritet të bëhen me dije në vijim.

Kujtojmë këtu që 24 janar të këtij viti Turqia u godit nga një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.7 sipas shkallës Rihter, i cili u mori jetën 41 personave dhe la të plagosur mbi 1600 të tjerë.