Home News Trump jep lajmin e madh: Nuk ka nevoje per vaksine, koronavirusi do...

Trump jep lajmin e madh: Nuk ka nevoje per vaksine, koronavirusi do të zhduket vetë

494
0

Presidenti i SHBA ka ndryshuar krejtesisht teorine e tij në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Më herët ai po bente te pamunduren që Amerika të ishte shteti i pare që do krijonte vaksinën ndaj virusit, mirepo tani ai i ka shokuar të gjithë me deklaratat e tij.

Trump i shokoi të gjithë kur të premten në Shtëpinë e Bardhë tha se virusi do të zhduket vetë pa pasur nevojë për një vaksinë, shkruan Washington Post.

Ky virus do të zhduket pa një vaksinë. Do të zhduket dhe ne nuk do ta shikojmë më, shpresojmë pas një periudhe kohe – tha Trump. Presidenti Trump tha gjithashtu se edhe pse mund të ketë një rikthim në vjeshtë, virusi do të largohet.

Deklaratat e Trump ranë në kundërshtim me qëndrimet e mjekut kryesor të task forcës së koronavirusit në SHBA, Anthony Fauci. Fauci mendon se koronavirusi nuk do të largohet aq thjesht. Jam pothuajse i sigurt se do të rikthehet , sepse virusi është aq i bartshëm dhe është i shpërndarë në gjithë botën- ka thënë më herët Fauci.