Home News Tronditet vendi. Zbardhet skema, publikohen emra, flitet për skemë kri.minale

Tronditet vendi. Zbardhet skema, publikohen emra, flitet për skemë kri.minale

214
0

Pas kallëzimit në SPAK për blerjen me 100 euro vota, PD bën publike ate qe e quan ‘skemën kri.minale të aleancës Rama-Doshi në zonën e Pukës’.

“Benet Beci, Tom Doshi, Mark Frroku, kryebashkiaku i Pukës, në krye të listës për blerjen e votave”thote PD.
Kallëzimi nga PD u dorëzua që në 16 prill.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENEKELEJD ALIBEAJ

Zgjedhjet e 25 Prillit nuk ishin të lira, të ndershme dhe demokratike. Në 25 prill ishte finalizimi i ekzekutimit të planit për të qendruar në pushtet përmes blerjes së votave nga aleanca Rama-Doshi.

Partia Demokratike e ka deno.ncuar këtë plan në organet e drejtësisë përpara zgjedhjeve, por SPAK nuk bëri asgjë për ta ndaluar masa.krën e blerjes së votave.

Në 16 prill kemi kallëzuar në Proku.rorinë e Posaçme Antiko.rrupsion kri.min elektoral të blerjes së votave në zonën e Pukës nga njerëzit e Edi Ramës dhe vetë Tom Doshi.

Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjoinaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona privatë kanë vepruar si bashku si një grup i struktuar kri.minal për blerjen e votës me 100 euro për person në zonën e Pukës

SPAK nuk bëri asgjë, megjithëse ishte në dijeni se:

Në Gjergjan të Pukës, Mark Frroku ka organizuar familjen Luka për blerjen e votave,


Në Rrapë anëtarë të familjes Lasku,

Në Qerret administratorin e njësisë Martin Përdedaj,


Në Qelëz ka angazhuar për blerjen e votave Administratorin e Njësisë, Florin Kolaj, këshilltarin bashkiak Arben Guga dhe shoferin e kryetarit të Bashkisë Pukë, Sokol Frroku.


Në qytetin e Pukës, ka patur disa pika shpërndarje të parave për blerjen e votës, kryesisht lidhje familjare të Mark Frrokut apo punonjës në pronat e kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjoni.


Në Fierzë skema kri.minale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë.


üNë Fushë Arrëz, skema kri.minale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi.

Për të gjitha këto informacione SPAK është vënë në dijeni dhe ka heshtur. Nëse do të kishte bërë detyrën, do të kishte zbuluar se pikërisht në këtë zonë, pak orë zgjedhjeve, poli.cia ka kapur në flagrancë një furgon të Partisë Socialiste, që shpërndante para dhe është urdhëruar nga eprorët ta lirojë menjëherë.

Të vërtetat e masa.krës elektorale të 25 prillit nuk do të shkojnë dëm.