Home News Trondit ekonomisti i njohur: Sështë nevoja të ulen pensionet, lekët janë në...

Trondit ekonomisti i njohur: Sështë nevoja të ulen pensionet, lekët janë në shtëpitë e kryeministrave, ministrave dhe dashnoreve të tyre

733
0

Nga Pano Soko

Lexova që Ilir Beqaj ishte shumë i shqetësuar për krizën buxhetore që po kalojnë financat e shtetit saqë kishte propozuar uljen e pensioneve për përballimin e krizës. Por meqënëse buxheti i shtetit ka nevojë për ndihmë, atëherë ne si shtetas na lind detyrimi ta ndihmojmë shtetin qe të gjejë lekët që i duhen.

Nga KLSH është deklaruar që në 5 vitet e fundit janë shkelur rregullat e disiplinës financiare në tendera, blerje të vogla dhe konçesione me vlerë 6 miliardë euro. Këto janë procedura që janë kryer nga ministri te ndryshme me ministra që kanë emër dhe mbiemër keto tendera jane përfituar nga biznese me emër dhe numër NUIS të njohur.

Natyrisht një pjesë e këtyre lekëve janë transferuar nëpër parajsat fiskale në off-shore. Këto nuk janë shumë të kollajshme për t’u gjetur, sepse kërkojnë vullnet institucional nga ana e qeverisë, do hetim nga organet e drejtësisë e hapa të tjerë që natyrisht sot mungojnë. Por është një pjesë tjetër e këtyre lekëve që mund t’i gjejmë më shpejt. Këto janë lekët që jane fshehur nëpër shtëpi kryeministrash, ministrash apo ish-ministrash, deputetësh, kryetarësh bashkish, miq kryeministrash, dashnore ministrash etj.. Këto mund të shkojmë t’ua gjejmë dhe vetë ne si popull.

S’ka nevojë as për vullnet politik, as për hetim institucional, ka nevojë vetëm për një grup me njerëz dhe një libër adresash. Shkojmë aty, ua marrim dhe jam i sigurtë që ato që do gjejmë na dalin të mbushim arkën e boshatisur të shtetit dhe madje edhe t’ua rrisim pak pensionin pensionistëve nuk do ishte apak keq.