Home News Tmerr në spitalin shqiptar/ Foshnja lind e pajete, infermieret e fusin në...

Tmerr në spitalin shqiptar/ Foshnja lind e pajete, infermieret e fusin në lavatriçe me çarçafët

287
0

Ngjarje e rëndë në spitalin e Pejës në Kosovë. Një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, është futur bashkë me çarçafët në një lavatriçe.

D.enoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët u shokuan kur morën vesh se foshnja e tyre lindi pa shenja jete, por kur kërkuan trupin e pajetë, nuk kishin mundur që ta merrnin me vete për t’i kryer nderimet e fundit.

Pas refuzimit për t’i dhënë trupin e pajetë të foshnjës, menjëherë kanë shkuar dhe kanë d.enoncuar rastin në p.olici. Deri më tani familja pretendon se nga pakujdesia, foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit. E gjatë proceseve, mendohet se është shpërbërë në disa pjesë.