Një tërmet me magnitudë 5.7 i shkallës Richter ka goditur provincën Bingol në lindje të Turqisë, duke shkaktuar edhe rrëzimin e një kulle vrojtimi ushtarake. Si pasojë e shembjes tre ushtarakë kanë mbetur të plagosur, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.
Epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Karliova të provincës Bingol, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për dëme të tjera materiale apo ne njerez. Ministri Soylu njoftoi se njëri nga ushtarakët kishte ngecur nën rrënojat e kullës, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta pa rre zik per jeten.