Një tërmet i forte me magnitudë 4.2 të shkallës rihter është regjistruar pak më parë në detin Jon.
Të dhënat behen të ditura nga Instituti Sizmiologjik Europian.
Tërmeti është ndjerë në jug të Zakynthos, ne Greqi ndërsa kishte një thellësi fokale prej 10 km.
Nga të dhënat një tërmet tjetër ishte regjistruar pak më para kësaj lëkundje. Ai ishte me i lehte me madhësi,3.5 në shkallën Rihter, 57 km në perëndim të Strofades dhe me një thellësi fokale prej 6.4 km.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo ne njerez nga lëkundja.