Home Menyre Jetese Temperatura ekstremisht të larta, meteorologia Tanja Porja parashikon si do të jetë...

Temperatura ekstremisht të larta, meteorologia Tanja Porja parashikon si do të jetë moti gjatë gushtit

167
0

Edhe kjo verë do jetë e gjatë dhe shumë e nxehtë. Temperaturat e larta do na shoqërojnë deri në shtator, duke e bërë vjeshtën një stinë në zhdukje.

Edhe java e parë e gushtit mbyllet e nxehtë dhe me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë Celsius. Ndërsa javën e dytë të gushtit i nxehti afrikan do thyhet, vetëm për pak ditë.

Meteorologia Tanja Porja, parashikon se në të gjithë vendin temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme dhe pas shumë kohësh rikthehen rreshjet e shiut, thuajse në të gjithë territorin.

Parashikimet afatgjata klimatike flasin për një shtim të nxehtësisë në tokë. Për meteorologët, kjo do thotë një atmosferë me temperatura më të larta dhe ndryshim i regjimit të reshjeve.