Home News Teksa jemi te fiksuar te koronavirusi, Toka po shkon drejt një kata.strofe...

Teksa jemi te fiksuar te koronavirusi, Toka po shkon drejt një kata.strofe akoma më të keqe

824
0

Në pika të caktuara planetit tonë, rritja e nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë ka shkaktuar ngrohje globale, prej të cilës shumica e specieve të tokës janë zhdukur.
Në të kaluarën këto evente janë shkaktuar nga shpërthime vullkanike por tani Toka po shkon drejt një katas.trofe të zhdukjes masive, si pasojë e aktivitetit njerëzor.


Vështrimi i botës është tashmë i fokusuar te epidemia e koronavirusit, por rreziqet ndaj ngrohjes globale të shkaktur nga njeriu, mbeten të qarta në mënyrë të frikshme.
Shpimet e naftës, aktiviteti i minierave, kanë lënë gjurmën e tyre në katastrofën e pritur.
Para kohëve industriale në fillim të shekulit të 19-të dioksidi i karbonit qëndronte në rreth 300 pjesëza për milionë, që do të thotë se në çdo 1 milionë molekula gazi në atmosferë, 300 ishin dioksid karboni.


Në shkurt të këtij viti kjo shifër shënonte 414.1 pjesë për çdo milion. Ndërsa po të përfshijnë dhe gazet e tjera me efekt serë si metani dhe oksidi i azotit, pjesëzat arrinin në 500 për 1 milion.
Raporti i OKB për klimën vitin që shkoi tha se ndryshimet klimatike kërcënojnë me zhdukje një milionë specie bimësh e kafshësh. Shumë studiues besojnë se klima po arrin pikën e vlimit, që të thotë me efekte shkatë.rrimtare.
Sinjalet e kësaj janë rritja e temperaturave në Arktik, shkrirja e akujve dhe dobësimi i Rrymës Arktike të erërave Perëndimore.