Home News Të reja shokuese/ 10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, deklarata tronditese...

Të reja shokuese/ 10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, deklarata tronditese gjyshit

466
0

10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, ku dhimbja është ende e hapur, familjarët shokohen nga një lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë. Nëna e Gentianës, njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën atë ditë që vogëlushja u zhduk i ka pohuar familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë

Nëna e Gentianës ka thene se brënda 3 ditëve do kthehet vajza. Kur e takova nënën e Gentianës, ajo më tha se ishte një ëndërr e parë nga ajo. Bleonën e lanë vetëm dhe të pesta vajzat u shpërndanë, e fundit që e ka parë ka qenë Qamilja. Unë nuk kam kontakte me babain e Bleonës, për shkak të humbjes së vajzës. Nuk e di nëse ka bërë kërkime, por nuk besoj se ka kërkuar. Kur ka humbur vajza ai ka qenë në Maqedoni dhe nuk dyshoj tek ai, por 5 vajzat është e sigurtë që kanë gisht. Qamilja nuk flet, ajo shmanget sa herë përballet me ne, tha Zenel Mata, gjyshi i Bleonës në Pa gjurmë.