Home News Të ka ardhur fundi, shiko veten në pasqyrë, më dhimbsesh, pl as...

Të ka ardhur fundi, shiko veten në pasqyrë, më dhimbsesh, pl as keq mes Bushatit dhe Ramës

379
0

Në emisionin Open ka patur debate të shumta mes kryeministrit Rama dhe gazetarit Andi Bushati. Ne një moment, kur gazetari Bushati i tha kryeministrit se i ka ardhur fundi, provokoi reagimin e tij, në fyerje personale.

Pjesë nga debati:

Bushati: Kur të vjen fundi, këto bën me gazetarët, e bën personale. Të ka ardhur fundi!

Rama: Unë e di shumë mirë historinë tënde dhe nuk ka lidhje, unë të kam përballë dhe përfitoj nga rasti të të përgjigjem dhe të të thumboj, ndërkohë që ti me çekan dhe gozhda nuk lë shpifje pa bërë, sikur je prokuror.Ti je shpifës, nuk diskutohet, profesionit.

Bushati: Ju jeni krye shpifës. Sepse, unë veten time, e kam lexuar cfarë këni shkruar për mua në librin Kurban. Tani që nuk ju pëlqen… Nëse e ke shkruar vetë Kurbanin, se me atë i ke bërë edhe lekët, hape c’ke thënë për mua. Kshuqe e mbyllim këtë kush është shpifës.

Rama: Që ti je shpifës, kjo dihet. Që ti shpif nga mllefi, jo që vë gjoba edhe kjo dihet.

Bushati: Kam mëshirë që jeni katandisur kështu. E sheh veten në pasqyrë? Ti thuash tjetrit shpifës, është si të thuash hajdūt, krìm ìnel. Shife njëherë telefonin, mos ke marr ndonjë mesazh, keni dalë keq sot.

Rama: Unë ty mund të të listoj me qindra shpifje.

Bushati: Me thuaj një, si ato të Bild. Do të pijmë kafe pastaj dhe do pendohesh, siç the për Bildin. Unë hajdūtit i them hajdūt, krìmi nelìt, krìm ìnel…

Rama: Të dyja këto, ti nuk mi thua dot mua!

Bushati: Siç ju nuk më thoni dot shpifës. Me çingijet që keni rreth e rrotull mund të silleni si të doni, por keni humbur sensin e realitetit. Pse u bukose? Të kanë shkruar ndonjë mesazh, që ke dalë keq? Aq shumë po ju merret goja, shif veten nga ekrani, je keq edhe në fytyrë. E ke humbur nuk të punojnë më receptorët…