Home News Të armatosur “deri në dhëmbë”, amerikanët protestojnë me armë kundër masave të...

Të armatosur “deri në dhëmbë”, amerikanët protestojnë me armë kundër masave të Covid-19

400
0

Protestuesit me arme ne duar kane protestuar kundër bllokimit të koronavirusit të Michiganit në ndërtesën e kapitolit shtetëror. Qindra demonstrues, disa prej tyre të armatosur, u mblodhën pranë institucioneve shtetërore në Michigan për të protestuar kundër masave të reja që do të merreshin për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kjo ishte protesta me emadhe në shtet që nga 15 Prilli, një protestë e mbështetur edhe nga Donald Trump. Shtyrja e masave ka bërë që ekonomia e vendeve amerikane të bjerë ndjeshëm dhe shumë qytetarë të mbeten të papunë afersisht 30 milione amerikane.

Shumë protestues ishin të pajisur der në dhëmbë “me armë”, ku u pa se disa prej tyre hynë edhe në institucionin qeverisës. Ata janë kundër propozimit të guvernatores Whitmer. Protesta mbështetej edhe nga disa politikanë.

Ata gjithashtu thanë se urdhri i Whitmer-it për t’u izoluar në shtëpi shkel të drejtat kushtetuese. Guvernatorja u kërkoi njerëzve që të hapnin bizneset e tyre më 1 maj duke mosrespektuar urdhrin e saj.