Epidemiologu Taulant Muka u shpreh se në Shqipëri është bërë një izolim ekstrem,i cili ka rënduar psikologjinë dhe ekonominë e shqiptarëve.
Është bërë një izolim ekstrem. Në asnjë vend të botës nuk është bërë ky izolim, as Itali që kishte shumë vdekje, është bërë një studim që izolimi ekstrem, dhe efektet më të dobishme kanë qenë mbyllja e kufijve, ndalimi i grumbullimi mbi 50 personave, ndalimi i punëve që nuk janë vitale.
Ky izolim nuk është bërë në bazë të shkencës, por tekave të kryeministrit, – shtoi ai për Ora News.