Home News Taulant Balla: Jemi në një moment historik të Shqipërisë, kemi marrë një...

Taulant Balla: Jemi në një moment historik të Shqipërisë, kemi marrë një lajm të mirë

613
0

Deputeti socialist Taulant Balla tha se shqiptarët sot me shume se kurre kanë nevojë për mesazhe pozitive.

Jemi në një moment historik të Shqipërisë për integrimin europian, sepse përgjatë ditëve të betejës me koronavirusin kemi marrë një lajm të mirë, atë të konfirmimit për anëtarësim në BE.

Mendoj se në fillim të qershorit Komisioni Europian do ta ketë përgatitur kuadrin e negociatave më Shqipërinë, që është dokumenti me të cilin po punojmë aktualisht, ndërkohë dhe ne si Shqipëri do kemi gati dokumentin e strategjisë tonë të negociatave. Qershori duhet të jetë një muaj intensiv i të gjithë institucioneve që duhet të kontribuojnë per anetaresimin, dhe këtu në këtë kontekst, edhe opozita merr një rol të rëndësishëm.

Ne i kemi besuar opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, drejtohet nga Rudina Hajdari, por dhe opozita joparlamentare duhet të kontribuojë në këtë proces dhe është e lutur të kontribojë, kjo per te miren e Shqiperise,tha Balla për emisionin Java.