Home News Stuhia g odet Shqipërinë gjatë mbrëmjes, zonat që preken dhe çfarë pritet...

Stuhia g odet Shqipërinë gjatë mbrëmjes, zonat që preken dhe çfarë pritet neser

239
0

Moti në vendin tonë vazhdon të mbetet i ftohtë dhe me reshje të dendura shiu, ndërsa bëhet me dije se gjatë orëve të mbrëmjes pritet të përkeqësohet moti fillimisht në Veri-Perëndim dhe pas mesnate pritet që reshjet e dendura me erë të fortë dhe rrufe të shtrihen deri në zonat qendrore.

Stacionet meteorologjike rajonale bashkë me Meteoalb raportojnë se reshjet e dendura dhe me rrufe do të përfshijnë zonën e Shkodrës duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme e cila do të zbresë më në jug me kalimin e orëve duke përfshirë Lezhën, Laçin, Rrëshenin, Burrelin dhe Bulqizën duke u shuar gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së enjte.

Dita e nesërme do të ketë reshje të pakta me mot të mirë, ndërsa moti parashikohet të përkeqësohet sërish gjatë ditës së premte dhe të shtunë.