Home Menyre Jetese Sporti ne zi/Presidenti Meta ndan lajmin e trishtë

Sporti ne zi/Presidenti Meta ndan lajmin e trishtë

207
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportive, Vladimir Grillo.
“Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe komentatorit të mirënjohur sportiv, mjeshtrit të mikrofonit, Vladimir Grillo.

Do kujtohet nga të gjithë për emocionet e veçanta që na dhuroi për dekada, duke përcjellë me profesionalizëm dhe timbrin e veçantë të zërit, në familjet dhe ambientet tona shoqërore, vlerat më të arrira sportive.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Të prehet në paqen e merituar!”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here