Home Menyre Jetese Spartak Ngjela zbulon “g.oditjen” që po përgatiti BE për Serbinë: Së shpejti...

Spartak Ngjela zbulon “g.oditjen” që po përgatiti BE për Serbinë: Së shpejti do të kemi ……

76
0

Avokat Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Bashkimi Europian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Evropian, pasi sipas tij ajo nuk u nda nga Rusia.

Postimi i plotë:

Shenjat janë që Bashkimi Evropian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Evropian. Sepse ajo nuk u nda nga Rusia.

Presidenti Vuçiç u mundua dhe u përpoq shumë të bënte sikur do ta shkëpuste Serbinë nga Rusia, por u bind se kjo politikë mashtruese nuk pranohej nga Brukseli e sidomos nga Berlini. Kjo sepse me atë politikë, Vuçiç do rrëzohej nga nacionalizmi agresiv serb që është me Rusinë. Sot Vuçiç ka dalë tek ai i vërteti.

Ai është lodhur kot me këtë lloj politike, sepse, në fakt, i gjithë nacionalizmi banal serb lodhet kot. Mundohet kot se kjo është kohë shqiptare.

Tani po pranohet gjerësisht se marrja e Kosovës nga shqiptarët, filloi historinë e re për shqiptarët dhe po krijon dekadencën e Serbisë; kurse falimentimi i Serbisë po duket se do të jetë çështje kohe.

Por ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.

Politika është në favor të shqiptarëve, prandaj përgjigja e kësaj pyetje saktësisht është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Duhet të presim ngjarjet.

Por na duhet të theksojmë se, kjo kohë historike, është në përkrahje të plotë të shqiptarëve, për ndryshimin drastik të historisë antishqiptare të Shekullit të XIX-të dhe Shekullit të XX-të.

Këta kanë qenë shekuj tmerri për shqiptarët, por shqiptarët mbijetuan.

Ne shqiptarët në këtë kohë historike, jemi në reformimin e Shqipërisë etnike, se, në funksion të politikës amerikane, dihet prej saj se, vetëm ne shqiptarët jemi barriera solide kundër hordhive të nacionalizmit arkaik serb në Ballkanin Perëndimor, dhe dihet gjithashtu që Serbia është pushtuese e shqiptarëve, por që tani është në rrugën drejt falimentit të saj.

L.ufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë l.uftë, do sjellë realisht përshpejtimin e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here