Paskal Milo në një debat televiziv duke diskutuar për një nga figurat më të mëdha shqiptare Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka thënë që duhet ta zbresim me këmbë në tokë se kush ka qenë në të vërtetë Skenderbeu.
Përmes një gjuhe të pazakontë, Milo thotë se nëna e Skenderbeut ka qenë sllave, ndërsa heroi ynë kombëtar ka lindur ortodoks. Gjithashtu Milo e ka çuar dhe më tej tregimin e tij duke shtuar se emrat e fëmijëve të Gjon Kastriotit janë me origjine sllave.
Nëse duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë duhet t’i themi disa gjëra që i kanë thënë historianë me kohë e me shekuj, eshte shprehur Milo.
Më tej, Milo hedh dhe tezen qe sipas te ciles Skënderbeu luf.toi për mbrojtjen e krishtërimit dhe jo per Shqiperine.