Home News Skandal/ Për një koment në Facebook-un e Ballës, pushohet nga puna me...

Skandal/ Për një koment në Facebook-un e Ballës, pushohet nga puna me një sms mësuesja me 20 vite përvojë

401
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në mediat sociale denoncimin e radhës. Ai ka publikuar rastin e një mëueseje me 20 vite eksperiencë e cila është hequr padrejtësisht nga puna vetëm përmes nje mesazhi me telefon. Arsyeja e pushimit të saj nga puna është një koment që ka bërë në statusin në Facebook të kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Mesazhi është dërguar nga një qytetare e cila shpjegon se mësuesja është hequr nga puna pasi komentoi në statusin e Ballës në Facebook po edhe sepse është demokrate e flaktë. Pasi komentoi ajo mori një mesazh në celular nga drejtoresha e shkollës e cila i njofton pushimin nga puna.

Mesazhi i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Pushohet nga puna mesuesja me 20 vjet eksperience Sepse komentoi ne FB e Tualant Bego Yaris!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z.Berisha.do te dergoj dy foto.zonja ne fjale eshte demokrate dhe mesuese prej 20 vjetesh. Ka komentuar perpara disa ditesh tek faqia Taulant Balles dhe mbas disa ditesh drejtoresha e shkolles i sjell sms.per largimin nga puna.ne qofte se ke mundesi publikoje inshallah e shpetojme eshte demokrate e flakte.