Gjendja në Shqiperi paraqitet akoma me e rënduar prej koronavieusit. Ndërkohë thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë por shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Por historia e një vajze 7- vjeçare në Kamëz është shume e trishte.
Ajo tregon se nëna e saj nuk ka të ardhura as për te blerë ilaçet. Më parë nëna e saj i siguronte të ardhurat duke mbledhur materiale të riciklueshme, por në këto ditë të vështira nuk mund të punojë.
Ndaj vajza, 7-vjeçare Estela qan sepse nëna e saj nuk ka as të ardhura për të blerë ilaçet e saj për epilepsinë. Nëse Estela nuk merr mjekim e duhur gjendja e saj përkeq ësohet.
Ajo thotë:
Kam frikë, jam sëmurë dhe nuk kam ilaçe. Mami është me zemër dhe kam fri kë se mos vd es se ne jemi akoma të vegjël. Nena po kalon ditë shumë të vështira, pasi nuk ka me se t’i ushqejë katër fëmijët e saj.
Nena thote
Problemi është se jam pa ndihmë ekonomike, pa shtëpi, pa punë. Nuk kam mundësi t’ia bëj vajzës ekon e kokës se kushton 55 mijë lekë. Mblidhja bidone per te ushqyer femijet por tani nuk kam kushte prej situates qe eshte krijuar.