Home Menyre Jetese “Si takohesh me burrin biznesmen?” Rama përjashton gazetarin për 3 muajt e...

“Si takohesh me burrin biznesmen?” Rama përjashton gazetarin për 3 muajt e ardhshem nga konferencat

126
0

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar për 3 muaj gazetarin e A2, pasi ky i fundit e pyeti ministren Olta Xhaçka nëse do të takohet me burrin e saj, që tashmë është një biznesmen për shkak të investimit të tij në jug të vendit.

Gazetari-Xhackes: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?.

Rama: Tani përgjigjen ta jap unë. Do kalosh riedukim per tre muajt e ardhshem. Nuk je i mireseardhur në asnjë konferencë.