Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Opinion ne tv klan është pyetur për vizitën e tij në Francë, e cila shkaktoi shumë reagime ne media, ku nuk munguan edhe akuzat nga opozita. Rama tha se ishte për një takim informal, pa dhënë shumë detaje.
Për fatin tim të keq unë nuk jam qytetar normal, jam kryeministër i Shqipërisë. Kam shkuar të premten pasdite. Kam pasur takim informal pune dhe më pas jam kthyer.
Rama nuk tregoi se me ke e pati kete takim. Mund të them me njerëzit e presidentit të Francës. Pse duhet të tregohet për çfarë? Kam patur një takim të rëndësishëm informal. Ishte takim informal dhe nuk mund të jap detaje për publikun. tha Kryeminstri Rama.