Home News Shqiptarja behet jehone ne Itali me gjestin e bukur, ja si i...

Shqiptarja behet jehone ne Itali me gjestin e bukur, ja si i falenderon mjeket dhe infermieret

405
0

Shume shqiptare ne Itali po perjetojne situata jo te kendshme ne keto dite te veshtira.

I gjithe populli i gjunjezuar sepse ka dale cdo gje jashte kontrollit, megjithese solidariteti
nuk mungon mes njerezve jashte dhe stafit mjekesor.

NJe rast si ky eshte i nje zonje shqiptare qe i ka mrekulluar personelin mjeksor me gjestin e bukur.

Quhet Hatixhe Hallulli por e therrasin Tixhe dhe kjo nene me tre femije ka dhuruar per
te disaten here gatimet e saj qe i ben ne shtepi, kesaj radhe torta dhe fokace per te gjithe personelin e Fiorinzuoles.

“Sot personeli shendetesor eshte i gjithi i fokusuar tek infektimi dhe po merret me personat e prekur , por Tixhja
vazhdon tju dergoje ato qe mundet duke mos dashur te identifikohet “,theksuan mjeket e
spitalit duke e falenderuar publikisht zonjen e nderuar shqiptare.

“Na solli kuzhinen bashke me shpresen e saj “,theksoi stafi i spitalit.
Mirenjohje edhe njehere per keta njerez te nderuar te mjekesise me te cilet solidarizohemi te gjithe.