Një shqiptar ka tme.rruar fqinjët kur e panë duke the.rur një dele në ballkonin e shtëpisë së tij. Kjo ka ndodhur në nje province të Torinos ne MIrafiori ku ai jetonte.
Veprimi i tij nxiti reagimet e fqinjëve që menjëherë moren ne telefon policinë.
Sipas mediave italiane, protagonisti është një shqiptar rreth 49 vjeç, i cili është denoncuar në polici për shndërrimin e oborrit të shtëpisë së tij në ambient kasaperie.
Pas denoncimit, agjentët e policisë e gjetën burrin me rrobat e njollosura ende me gjak dhe me delen e ther.ur në ballkonin e shtëpisë ku ai banonte.
49-vjeçari u tha agjentëve te policise se e kishte blerë delen 60 euro, por nuk e specifikoi shitësin.