Me te ardhurat nga puna në Gjermani, nje shqiptar nga Kosova, Myshyr Shabani, kishte vendosur që të bëjë bamirësi në Pakistan, duke hapur një pus per të furnizuar me ujë familjet e varfra ne nevoje.
Edhe pse nuk mundi dot ta shohë të përfunduar aktin e tij të bamirësisë, pasi u infektua me koronavirus duke humbur dhe jeten nga kjo semundje, vepra që ai nisi, përfundoi dhe pusi rrjedh tashme ujë të pijshëm, të cilin do ta përdorin mijëra njerëz të varfër në Pakistan.
Për nder të tij banorët e vendit i kanë vënë pusit emrin Myshyr Shabani.
