Home Menyre Jetese “Shqiptarët duan BE-në, por Rama ka tjetër rrugë”, Salianji nxjerr foton dhe...

“Shqiptarët duan BE-në, por Rama ka tjetër rrugë”, Salianji nxjerr foton dhe del me paralajmërimin e fortë

214
0

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për draftin e qeverisë për legalizimin e k.anabisit në vend, duke u shprehur se “kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, në gjendjen e k.riminalitetit në Shqipëri”.

Reagimi i Salianjit:

“Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon k.anabisi dhe lidhja simbiotike me k.rimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propogandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.

Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të d.rogës dhe t.rafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!

Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, në gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen k.rime, v.rasje, t.ritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen k.anabis se çokollata!

Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për k.anabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë!” tha ai.