Largimi ne menyre masive i Shqiptareve po ndodh cdo dite e me shume. Te gjithe duan te ikin se kane 30 vite demokraci dhe asgje ka ndryshuar me politikanet hajdute. Jeta po behet shume e veshtire ku te zesh nje vend pune per te ushqyer familjen duhet te jeshe pjese e nje partie apo te votosh per te. Dhe ne fund ata te hedhin si lecke topi ku te duan ata. Ndaj ky popull qe punoj kaq shume per kete vend tani do te largohet duke mos u kthyer kurre me.
Vlora dhe Gjirokstra është larguar gati mbi 50 % e popullsisë. Në një analize të INSTAT, reduktimi i popullsisë ka ardhur për arsye të emigracionit dhe migrimit të brendshëm. Por Vlora dhe Gjirokastra kanë pësuar reduktim të popullsisë së regjistruar më shumë për shkak të emigracionit.
Faktorët kryesorë që i detyrojnë shqiptarët të largohen janë kostot e larta të jetesës dhe pagat e ulëta. Vendi ku po largohen më shumë shqiptarët është Gjermania. Te gjithe duan te mesojne gjermanisht per te hapur nje dere te re ne jeten e tyre.